Një lajm i mirë vjen nga bota e futbollit në këtë moment të vështirë që shoqëron pandeminë e Covid-19. Më saktë, një mrekulli është dalja nga koma pas 2 vjet e 8 muaj e futbollistit të Ajax Amsterdam, Abdelhak Nouri. I konsideruar një talent, lojtari me origjinë marokene pësoi një iktus në fushën e lojës më 8 korrik të vitit 2017 gjatë ndeshjes miqësore kundër Weder Bremen.

5e7d2f885542801808cceff5
5e7d2f885542801808cceff5

Ai pësoi dëme cerebrale, të cilat edhe pas zgjimit janë të dukshme siç shpjegon i vëllai Abderrahim në një intervistë për mediat holandeze. “Tashmë ndodhet në shtëpi. Nuk është më në koma, por gjithsesi shumë I varur nga ne, pasi nuk mund të çohet nga krevati. Por është I vetëdijshëm dhe bashkë shohim ndeshjet në televizor”, është shprehur vëllai i Nouri.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: