Një vendim surprizë ka ardhur nga Irani, që ka shkarkuar nga detyra trajnerin Dragan Skocic vetëm disa javë përpara fillimit të Botërorit të Katarit.

Përpara një jave, u bënë zgjedhjet e Federatës së Futbollit në Iran, të cilat u fituan nga Mehdi Taj, vendimi i parë i së cilit ishte shkarkimi nga detyra i Dragan Skoçiç.

Menjëherë ka ardhur dhe zëvendësuesi i tij, i cili është Carlos Queiroz, trajneri që ka drejtuar Iranin në Botërorin e 2014 dhe 2018. Ish-trajneri i Real Madrid, nuk bëri një punë të mirë pasi la Iranin në 2019, i cili dështoi me Kolumbinë dhe Egjiptin, me këtë të fundit që nuk arriti t’i kualifikonte për në Botërorin e Katarit.

Portugezi rikthehet dhe njëherë në krye të Iranit, kur kësaj radhe do të ketë përballë në grupin B të Botërorit 2022, Anglinë, SHBA-në dhe Uellsin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb