KOSOVË

Një muaj paraburgim për ish-ministrin e Shëndetësisë Numan Baliq pasi akuzohet për sulm seksual

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.B, për shkak të dyshimit se më 12.08.2020, në Spitalin Përgjithshëm në Pejë, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës e ka prekur me qëllim seksual pa pëlqimin e saj.

Në njoftimin për media thuhet se në natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e foshnjës së hospitalizuar, aty vjen i pandehuri në cilësi të mjekut kujdestar dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë për t’u konsultuar. E dëmtuara shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e mbyll derën e zyrës, i afrohet dhe e prek pa pëlqimin e saj por që viktima arrin të largohet dhe të kërkojë ndihmë.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulm seksual. Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb