SERBI

Marko Gjuriç, një nga politikanët serb më me ndikim në marrëveshjen e 4 shtatorit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë ambasador në SHBA.

Ai u shkarkua nga posti i drejtorit të zyrës për Kosovën dhe Metohinë në Beograd, dhe qeveria e ka emëruar ambasador në SHBA, një muaj pas marrëveshjes.

Gjuriç njihet dhe për qëndimet e tij të qarta se nuk e mbështet njohjen reciproke Kosovë-Serbi si dhe këmbënguli që në Bruksel të hapet tema e Asosacionit të komunave serbe në Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb