BRUKSEL– Stacioni i metrosë Maelbeek në Bruksel, i cili një muaj më parë ishte epiqendra e një sulmi kamikaz me bombë është rihapur sot nën masa të rrepta sigurie.

Mësohet se forcat policore si dhe njësitë speciale po mbajnë nën vëzhgim rrjetin nëntokësor, ku humbën jetën 16 persona. Stacioni i metrosë ishte vendi i dytë ku ndodhi sulmi me bombë, pasi si fillim u godit aeroporti Zaventem, në Bruksel.

Ngjarja e rëndë ku humbën në total jetën 32 persona ndodhi më 22 mars të këtij viti, ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë. Sakaq, sulmet terroriste u morëm përsipër se u kryen nga ekstremistë të Shtetit Islamik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: