Një natë ferri mund të konsiderohet kjo e sotmja për Danimarkën.

Pasi mesfushori Kristian Eriksen pësoi atak kardiak  dhe për fat të mirë gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, ndeshja rinisi sot në orën 20:45 minuta.

Ndeshja rinisi aty ku kishte ndaluar. Mirëpo, finlandezët bënë suprizën, duke shënuar gol në minutën e 60 me anë të Joel Pohjanpalos.

Madje, danezët nuk arritën dot që të shënojnë edhe një penallti, e cila u akordua në minutën e 75 të takimit. Ishte Hojbjerg ai që humbi 11-metërshin.

Finlanda kryeson në renditje aktualisht me 3 pikë, aq sa ka edhe Belgjika, që nuk e ka përmbyllur ende sfidën e saj ndaj Rusisë.

20:35- Eskperti i merkatos, Fabricio Romano ka qetësuar fansat e futbolli me anë të një statusi në ‘’Twitter’’ duke shkruar për gjendjen momentale të Kristian Eriksen.

Romano ka zbuluar një pjesë të intervistës së agjentit të Eriksen, Martin Skots i cili ka komunikuare drejt për drejtë me babin e futbollistit.

‘Kristian Eriksen merr frymë dhe mund të flasë, ai është zgjuar’’, shkruan eksperti i merkatos duke qetësuar fansat e futbollit dhe jo vetëm.

Mesfushori i Interit pësoi atak kardiak në ndeshjen Danimarkë-Finlandë duke çuar dhe në ndërprerje të sfidë për shumë minuta. Ndeshja ka rifilluar në orën 20:30 aty ku u ndërpre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb