Dimitry Peskov është zëdhënës i qeverisë ruse dhe një ndër figurat më besnike të presidentit Vladimir Putin.

Konferencat e përditshme zyrtarit rus janë bërë rutinë, me një sërë pretendimesh dhe mohimesh që tërheqin pa ndryshim skepticizëm të gjerë që shpesh kalon në tallje të plotë.

Megjithatë, ai mbetet një figurë kyçe dhe nëse duhen besuar raportet rreth çmimit të orës së tij, një aleat shumë i paguar gjithashtu.

Ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul ka shkruar në rrjetet sociale se ai ka në dorë një orë ka vlerë gjashtë milionë dollarë.

“Ndihmësi i Putinit, Peskov, mban një orë 6 milionë dollarëshe! Kush e bën këtë? Pse rusët nuk mërziten më shumë për këtë? Ndonjëherë, do të doja që të kishte më shumë komunistë të vërtetë në Rusi, që shtynin për një revolucion të bazuar në klasa kundër këtij regjimi të lashtë të korruptuar”, ka shkruar ai në Twitter.

Peskov raportohet se ka pasuri multi-milionëshe dhe është një ndër politikanët më pasur në Rusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb