Kompania franceze e sigurimeve “Groupama” njoftoi sot shitjen për 613 milionë euro të një ndërtesë që ndodhet në shëtitoren 79 të Champs-Elyse-së, një shumë rekord për një ndërtesë që ndodhet në shëtitoren e njohur pariziane.

Ndërtesa u ble nga fondi norvegjez “Norges Bank Investment Management”.

Në këtë ndërtesë do të vendoset selia e prodhuesit të firmës Nike.

“Shuma e këtij transaksioni përbën një rekord në shëtitoren pariziane duke kaluar 600 milionë eurot të regjistruara gjatë shitjes në shëtitoren 114 të Champs-Elyse-së”, sipas një komunikate.

Çmimi për metër katror arriti në pothuajse 80 000 euro për një sipërfaqe të vlerësuar prej 7 700 metra katrorë.

“Situata strategjike e vendit, në një kënd shumë të dukshëm mbi segmentin më të vlerësuar të shëtitores që vizitohet nga më shumë se 100 milionë vizitorë në vit, justifikon vlerën e lartë të saj”, theksoi grupi i sigurimeve “Groupama” në një komunikatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb