Pas Luiza Gegës, kampiones së Evropës, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka pritur në zyrën e tij edhe kampionin e boksit, Florian Marku.

Boksieri kuqezi do të zbres të enjten në “Air Albania”, ku në valle është titulli i kategorisë superiore në WBC.

Marku i bëri disa dhurata të veçanta kryeministrit Rama, ndërsa kreu i shtetit shqiptar i bëri thirrje tifozëve, sportdashësve, të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur Florian Markun:

“I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore ËBC, në një ndeshje për historinë e boksit botëror, shkruan Rama në postimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb