Telespektatorët do ta kishin pothuajse të pamundur ta dallonin, por tifozëve dhe fotografëve në “Cam Nou” nuk mund tu shpëtonte një “Lionel Messi” në tribunë.

Të shtunën Barcelona triumfoi 2-0 përballë Malagës, me gola nga Deulofeu dhe Iniesta, me këtë të fundit që përfitoi nga asisti i dhënë nga Lionel Messi. Po kaq vëmendje sa tërhoqi argjentinasi në fushë tërhoqi edhe një tifoz në tribunat e “Cam Nou”.

Një foto e shkrepur gjatë takimit është bërë mjaft virale në internet, aq sa gjithkush ka nisur të hamendësojë për një sozi të Lionel Messit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: