Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 49-vjeçarin R. I., pasi është konstatuar duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Gjithashtu, bëhet e ditur se janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë/ Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin R. I., 49 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A. A., 30 vjeç, banues Vlorë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:
– I. M., 64 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, pasi punonjësit e OSHEE-së kanë konstatuar mungesën e vulave në matësin e energjisë elektrike, në banesën e këtij shtetasi;

– D. M., 56 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases H. O.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb