ANKARA – Mediat në Turqi kanë publikuar fotografinë e Seher Čagli Demir, e cila dyshohet se ka kryer sulm vetëvrasës në Ankara.

Mësohet se Seher Čagli Demir, ka studiuar në fakultetin për turizëm, hotelieri dhe menaxhim në qytetin Baliksehir, në pjesën perëndimore të Turqisë, dhe ka punuar si gazetare-bashkëpunëtore e të përditshmes opozitare “Cumhuriyet”.

Vajza ishte me një burrë në makinën e mbushur me eksploziv, që shpërtheu mbrëmjen e djeshme në Ankara,  duke shkaktuar 37 të vdekur dhe 125 të plagosur.

Ndërkohë, Turqia ka dërguar aeroplanët luftarakë, të cilët kanë bombarduar 18 bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që Ankaraja e konsideron përgjegjëse për shpërthimin.
(m.k/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: