Kryeministri Edi Rama foli për projektet e rrugëve, që qeveria e tij pritet të nisë përgjatë vitit të saponisur 2020. I ftuar në emisionin “Java”, në TVSH, kreu i qeverisë deklaroi se një ndër projektet e mëdha të ditëve në vijim është ai i rrugës Thumanë-Rrogozhinë, që sipas tij, do të jetë me pagesë, pasi do të jetë rrugë e re.

Më tej, Rama tha se është e rëndësishme që projektet e rrugëve të jepen me koncesion (Partneriteti Publik Privat), në mënyrë që të mbarohen më shpejt. Këtu ai solli në vëmendje Rrugën e Arbrit, duke thënë se me PPP ajo do të mbarojë për 3 vite, ndërsa në të kundërt do të kërkonte 13 vite.

“S’kam asnjë lidhje me ato që bën agjencia e rrugëve. Një qeveri, ashtu si një familje, ku ka anëtarë të tjerë, nuk gjykohet nga cfarë ndodh në një rast apo në një tjetër, por gjykohet si reagon. Nëse reagon drejt, apo shtrembër. Ne kemi reaguar që në sekondat e para dhe ta cojmë cështjen në Prokurori. Prokuroria ka gjithë lirinë për të zbardhur cështjen. Këto gjëra është mirë të mos ndodhin, por nuk është se nuk kanë ndodhur edhe më parë, apo edhe në vendet e tjera. Për fat të keq, dicka e shëmtuar na pengoi për të cuar përpara projektin, por edhe cenoi kredibilitetin e një projekti të rëndësishëm”, tha Rama.

Cfarë do bëhet me Unazën?

Projekti do të vazhdoje dhe do të bëhet. Është riparë nga ana ime.

Më 2021-2022 a rrezikon Shqipëria të përplaset në një gropë financiare, sa i takon projekteve me PPP? A do pendoheni? 

Pse të pendohem unë, që po bëjmë Rrugën e Arbrit? Po ta kishim bërë pa PPP, do na duheshin 13 vjet, ndërkohë që ne do e bëjmë për 3 vjet. Të pendohem për kontrollin bazë falas. Po të shikoni dializën, është shumë më mirë se më parë. Në fund, pas 7 vitesh më duket e ka hemodializa, të gjitha bëhen pronë të shtetit.

Merrni tenderat e rrugëve të bëra nga qeveria e mëparshme dhe shikojini se si kanë filluar e si kanë përfunduar. Shikoni Rrugën e Elbasanit, ndërkohë që Rruga e Arbrit nuk rritet dot, i është thënë privatit aq. Ne e dimë ku shkojmë. Po të shikosh tenderët e rrugëve janë katastrofë. Medemek kanë bërë rrugë ata, por unë s’e kam me ata, por me tenderët.

FMN ka një shqetësim, që ne e kemi adresuar, që ne e kemi vendosur në ligj, që detyrimet ndaj palëve për PPP nuk mund të kalojnë 5% të buxhetit. Kjo do të thotë se ka tavan.

Milot-Balldren e keni hequr?

Nuk e kemi hequr, është aty. Ka kohën e vet. Thumanë-Kashar e kemi hequr. Këtë vit një nga gjërat e mëdha që do të bëjmë, do të lancojmë tenderin ndërkombëtar për Thumanë-Rrogozhinë me pagesë, se do jetë rurgë e re dhe me investim privat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb