Një incident i ndodhur më 24 janar i ka marrë jetën një gazetari në Torontë të Kanadasë.

Bëhet fjalë për Michael Finlay, një gazetar veteran i CBC, i cili sipas familjarëve ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një sulm i kryer nga një person i pa identifikua.

Policia e Torontos ka sqaruar se sulmi ndodhi në orën 3:35 pasdite në zonën e Danforth Avenue dhe Jones Avenue, ndërsa dyshohet se autori është hasur rastësisht me Finlay dhe më pas e ka sulmuar atë.

Në momentin që sheh se gazetari gjendet i shtrirë në tokë me plagë të shumta, autori largohet nga vendngjarja. Autoritetet deklaruan se po vijon puna për identifikimin e autorit, i cili është përshkruar si mashkull në të 20-at e tij me një trup të hollë dhe të gjatë.

Finlay punoi me CBC si producente dhe redaktor radioje për 31 vjet përpara se të tërhiqej në vitin 2010.

Ngjarja ka nxitur reagime nga kolegë dhe miq të gazetarit.

Autori dhe ish-gazetari i vjetër i CBC, Jeffrey Dvorkin me një postim në Twitter e quajti Finlay një nga krijuesit më të mëdhenj të dokumentarëve të radios CBC dhe redaktorët e huaj.

Ai ka shpjeguar edhe detaje nga sulmi, detaje të cilat nuk janë konfirmuar nga policia.

“Ai ishte duke blerë ushqime, kur një bastard e shtyu nga pas, dhe ai ra, goditi kokën dhe theu disa brinjë”, shkroi Dvorkin.

Sulmi me pasojë vdekjen e gazetarit është në vazhdën e shtimit të sulmeve të kësaj natyre që ka shqetësuar autoritetet kanadeze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb