Edy Reja i besoi një fanellë titullari në ndeshjen më të vështirë të mundshme, kundër një përfaqësuese të madhe si Spanja, por Ivani Balliu jo vetëm që nuk “stonoi” por ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Në krahë me Armando Brojën kjo dyshe ishte një rrezik konstant për “furitë e kuqe”.

Në më shumë se një herë, Balliu mori krahun duke shkuar deri në fundore, duke futur topa të rrezikshëm në zonë, ndërsa ishte një garanci e madhe edhe në prapavijë. Në një intervistë për mediat spanjolle, Balliu u shpreh krenar për paraqitjen e bërë përballë Spanjës ndërsa beson se ky grup, kjo kombëtare, mund të arrijë të kualifikohet për në Evropian:

“Niveli i Kombëtares po rritet. Qëllimi ynë është Kampionatin Evropian. Ka disa lojtarë në Serie A te Shqipëria dhe po dalin gjithashtu të rinj. Në vitet e ardhshme do të mund të bëjmë luftë. Kemi lënë një imazh të mirë, kemi parë ndryshimin. Për mua ishte fat të luaja këtu, sepse kaluam javën në Katalonjë dhe sot familja mundi të vinte”, u shpreh ndër të tjera Balliu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb