Gjykata e Pogradecit ka dhënë sot masën “arrest me burg” për shtetasin Ilir Berberi, i cilësuar si një nga organizatorët e sulmit ndaj hotelit në Tushemisht.

Shtetasi Ilir Berberi dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me personat e tjere te perfshire, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin Jetmir Mucollari.

Policia bëri të ditur sot edhe arrestimin e shtetasve Meardi Berberi dhe Anterio Kaloshi, që e cuan në 7 numrin e personave të arrestuar për ngjarjen. Ndërkohë Ilir Berberi u arrestua pak ditë më parë i fshehur në një çadër në pyllin e Vërdovës, bashkë me tre bashkëpunëtorë të tjerë. Në aksion u përfshi edhe RENEA.

Mësohet se Meardi Berberi, në bashkëpunim me shtetasin Ilir Berberi, të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08.08.2020, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit, shtetasin J. M., ku si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb