Një nga “pengjet” e viteve të kaluara te Milani është mos-transferimi i Florian Thauvin. Sulmuesi francez pëlqehej shumë në Milano dhe dukej se tratativat do mbylleshin me sukses, por nuk ndodhi kështu, pasi lojtari, asokohe, i Marseille firmosi në Meksikë me Tigres.

Në një intervistë të dhënë, Thauvin shprehet se kishte arritur një marrëveshje me “Djallin”, por nuk u zyrtarizua kurrë, për shkak se drejtuesit nuk e dinin sesi do shkojnë gjërat me buxhetin, apo me kualifikimin e mundshëm në Champions League.

 

“Fola me drejtuesit e Milanit dhe paraprakisht arritëm një marrëveshje, megjithatë ata nuk e dinin ende buxhetin për sezonin e ri dhe nuk e dinin a do të mund të kualifikoheshin në Champions, ndaj më kërkuan kohë. Unë nga ana tjetër nuk prita më dhe në prill firmosa për Tigres” – tha ai.

W23
W23

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: