Nedim Bajrami ishte një nga më të mirët në fushë sot në barazimin pa gola të Empolit ndaj Spezias. Pas takimit të Serie A, lojtari shqiptar foli për mediet, teksa e cilëson pikën e marrë si të rëndësishme.
Aspekti personal i Bajramit ishte një nga temat e prekura. Futbollisti thotë se ndjehet mirë, e për të ka rëndësi më shumë grupi.

“Çdo pikë është e rëndësishme, por sot mund të kishim fituar. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu sepse kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje.Ne luajmë mirë, por në metrat e fundit duhet të jemi më të këqinj.Detyra ime është ta çoj ekipin përpara. Kishim raste, mund ta mbyllnim takimin por luajtëm mirë. A jam rritur? Ndihem shumë mirë, të gjithë jemi të rëndësishëm” – tha ai.
23 vjeçari ka shënuar 6 gola deri tani.