Edy Reja, trajneri i Kombëtares, në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport”, foli jo vetëm për sfidën Atalanta-Napoli, por u ndal edhe te disa nga “xhevahirët” që Shqipëria ka në dispozicion, lojtarë që po lënë gjurmë edhe në Serie A.

Edy Reja
Edy Reja

Tekniku italian u ndal fillimisht te Berat Gjimshiti: “Gjimshiti është një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë, është i fortë në lojën në ajër, lexon mirë aksion dhe në zgjedhjet që bën. Me Gasperinin është shndërruar në një top-player.

Nedim Bajrami? Ka aftësi teknike të jashtëzakonshme. Duhet të përmirësohet në aspektin mbrojtës, por është gati për një ekip të madh.

Nedim Bajrami
Nedim Bajrami

Një tjetër lojtar interesat është edhe Kristjan Asllani, po rritet nga ndeshja në ndeshje, është kthyer në një titullar fiks tek Empoli. Gjëja më e rëndësishme është të ketë ‘kokën në vend’ që të rritet akoma më shumë”, u shpreh ndër të tjera Edy Reja në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb