Personazhi i parë femëror në Festën e Këngës, në News24, drejtuar nga Gjergj Leka është pikërisht këngëtarja Rakipe Karaj. Duke pasur parasysh që po festojmë festën e mësuesit dhe të gruas do ta nisim pikërisht me një pedagoge.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një artiste shumë dimensionale, një pedagoge e kantos lirike, Rakipe Karaj do të sjellë në festën e këngës edhe një këngë të Enver Shëngjergjit, “Ninullën” e kënduar dikur nga Trio e teatrit të Operas dhe baletit.

Rakipe Karaj është nga ato këngëtare që jo vetëm lëvroi muzikën lirike, ariet, romancat, por edhe këngën tonë të bukur popullore, këngën qytetare, së bashku me bashkëshortin, kompozitorin Ylli Kalaja. Rakipe Karaj ka marrë pjesë në shumë aktivitete muzikore të këngës, nga Festivalet në Radio Televizion, Anketat muzikore, Koncertet e Majit dhe shumë aktivitete të tjera.

Festivali i parë ku Rakipe Karaj ka marrë pjesë është festivali i 16-të i Këngës në Radio Televizion, ku ka kënduar këngën ‘Ne të dy’, të kompozitorin Naim Gjoshi ku ka marrë çmimin e tretë. Rakipe Karaj, ka bashkëpunuar me shumë kompozitorë të njohur, por në Festën e Këngës së bashku me bashkëshortin kanë sjellë, një këngë të bazuar 100% në muzikën tonë shqiptare burimore. Ndjekim këngën e zgjedhur nga Rakipe Karaj.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb