Analistët Agron Gjekmarkaj dhe Arjan Vasjari kanë pasur një përplasje verbale me njëri – tjetrin në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”.

Gjekmarkaj u shpreh se Shqipëria sot është një sistem ku një njeri si Edi Rama ka marrë të gjitha pushtetet. Ndërsa, analisti Vasjari deklaroi se duhet një pakt mes maxhorancës dhe opozitës për të korrektuar sistemin së brendshmi e për ta bërë atë më të mirë.

Arjan Vasjari:  E vetmja rrugë për të progresuar është shteti i së drejtës.

Agron Gjekmarkaj: Ne jemi në shtetin e një njeriu, që ka marrë të gjitha pushtetet.

Arjan Vasjari: Unë them se jemi në një rrugëtim që nuk gjen rrugë-dalje, sepse nuk gjejmë gjuhën e përbashkët. Daniel Server thotë se duhet të marrësh në sistem, edhe kur ai është i gabuar. Është vetëm ligji, Agron. Vullneti politik është, por nëse nuk bëjmë pakt, që vetëm ligji ta zgjidhë.

Agron Gjekmarkaj: Duhet të ndalim njeriun që kap të gjitha pushtet.

Arjan Vasjari: Dakord, por nuk ka rrugë-dalje.

Agron Gjekmarkaj: Edi Rama ka kapur pushtetin sot, nesër se di, mund të jetë edhe Basha.

Arjan Vasjari: Mendoj se vetëm ligji do të rregullojë çdo gjë.

Agron Gjekmarkaj: Ka 7 vjet që na gënjen me Europën. Mënyra si ka kapur shtetin është unike, vetëm në 1996 – 1997 mund të ketë ndodhur.

Arjan Vasjari: Pse do të më vendosësh në rolin e avokatit të sistemit. Edhe në atë kohë, edhe sot ka korrupsion e skandale. Shiko Agron mos ma thuaj mua kanabisin se unë kam folur edhe kur PD nuk fliste. Duhet ta përmbushim sistemin së brendshmi, diktatura rrëzohet së jashtmi.

Agron Gjekmarkaj: Jo jo, ka ndodhur më herët, por jo si sot, ky korrupsion, ky kanabizim.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb