SHBA– Një person me ngjyrë u qëllua për vdekje nga policia në rrugët e San Françiskos. Sipas një zyrtari të policisë amerikane, personi mbante një thikë në dorë.

Zyrtari thotë se i dyshuari ngjante me një person të kërkuar për vrasje me thikë.

Por një video e publikuar nga “Mailonline” tregon momentin kur 10 policë hapin zjarr mbi të, duke lëshuar një lumë plumbash.

Një komentues tha se ky duket më shumë si ekzekutim.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: