Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur nga selia blu ditën e sotme në lidhje me aktin e dhunës ndaj tij të cilin e krahasoi me aktin e sulmit të qeverisjes ndaj “Prestige Resort” me anë të forcave të IKMT-së disa ditë më parë. Sipas tij kryeminsitri Rama nuk mund të konrollojë dot veten dhe se ai i ka ndërmarrë këto veprime për të mbuluar samitin e BE-së.

Berisha shtoi se një njeri normal nuk ka interes të hedhë në erë pallatin 7-katësh të një pronari mediash në prag të samitit, ndërsa shtoi se ai nuk donte që Berisha të fliste ditën e sotme në podiumin e opozitës në protestë.

“Një njeri normal a mund të ketë interes të hedhë në erë pallatin 7-katësh të një pronari mediash në prag të samitit? Edi Rama është një njeri që nuk ndalet dot në aktet, nuk kontrollon dot veten dhe sigurisht që donte me çdo kusht që unë të mos flisja sot në atë tribunë pasi e pa që njerëzit u mblodhën dhe i dështoi çdo skenar. Pasi i pa të gjitha përdori këtë njeri i cili në të gjitha analizat është një njeri i përdorur nga pushteti. Ai mendoi se nuk do flisja pasi të merrja një goditje dhe mendoi se do e mbulonte këtë me një prapaskenë islamike dhe një audiencë e krishterë si te samiti do e besonte. Kjo ndodhi në një hotel para disa ditësh për të mbuluar samitin, ai nuk e kontrollon dot veten”, tha Berisha.

Shembja e godinës 7-katëshe në Golem, gjykata nuk funksionoi se ishte ditë pushimi, kurse sot dhe pse ishte gjithçka e bllokuar institucionet e lëshuan shkresën?

E drejtë shumë pyetja, ishte gjithçka e parapërgatitur, pa asnjë diskutim. Ka ardhur një shkresë fringo. Ishte ruajtur, ishte ruajtur në dosjen e Çuçit dhe nga Çuçi shkoi te fuga, por patentën ia kanë dhënë. I duhej me patentë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: