16 nxënësit e klases të tetë në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’ në Tiranë do të zhvillojnë mësimin online për dy javët në vazhdim.

Vendimi u mor pasi një prej nxënësve rezultoi i infektuar 3 ditë më parë me Covid-19. Shumica e prindërve të nxënësve të tjerë kane kërkuar që mësimi të zhvillohej onlinëepër të shmangur infektimin e nxënësve të tjerë.

Ata kanë karantinuar fëmijët me dëshirën e tyre por nuk kanë pranuar që ata të bëjnë tamponin.

Drejtoresha e shkollës “Fan Noli” konfirmoi në një bisedë telefonike me News 24 se mësimi asnjë nxënës i grupit apo mësues nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes deri më sot dhe se mësimi do të vijojë normalisht përmes platformës Akademia.al. Kjo është hera e parë që prej nisjes së vitit shkollor që një klasë zgjedh ta bëjë mësimin online për shkak të infektimit me Covid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb