Një objekt fluturues i paidentifikuar është shfaqur mbi malet pranë qytetit të El Alto, në veri-perëndim të Bolivisë.
Videoja e publikuar tregon objektin me formë rrethore, i cila zhduket dhe rishfaqet në mes të reve, lart mbi një lagje rurale në periferi të qytetit të dytë më të madh të vendit.
Gazeta meksikane Excelsior për shembull raportoi se skeptikët besojnë se filmimi ishte një montazh i fabrikuar në internet.
Shumë përdorues të YouTube e kanë komentuar këtë video dhe shprehën habinë dhe frikën e tyre për objektin misterioz. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: