Një oficer rus ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një mine të vendosur në Malësinë e Karabakut nga ushtria armene.

Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se një shpërthim ka ndodhur gjatë punimeve për pastrimin e minave në rajonin Shusha të Malësisë së Karabakut.

Oficeri rus i cili u plagos nga shpërthimi i minës më pas ka vdekur gjatë dërgimit për në spital.

Bëhet e ditur se oficeri ishte me detyrë në Qendrën Ndërkombëtare Ruse të Veprimit ndaj Minave.

Muajin e kaluar një ushtar azerbajxhanas u martirizua dhe një ushtar rus me detyrë të përkohshme në rajon u plagos si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë punimeve për kërkimin e trupave në zonën Sugovushan në Malësinë e Karabakut.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb