Ndaj Anglisë, Elseid Hysaj zhvilloi një nga ndeshjet më të mira me fanellën e Kombëtares në vitet e fundit, nga të paktët lojtarë që kishte guxim të shihte përpara dhe limitoi në maksimum një rival të shpejtë si Sterling. I vetëdijshëm se në fund të sezonit do të largohet nga Napoli, sfida përballë Anglisë ishte një vitrinë me madhe për Hysaj, anësori kuqezi vërtetoi se është një investim i sigurt për të ardhmen. Të shumtë janë klubet që janë futur në garë për të siguruar shërbimet e tij, një lojtarë më cilësi dhe mbi të gjitha një okazion i vërtetë pasi në fund të këtij sezoni do të largohet me parametra zero.

Hysaj
Hysaj

Sipas “Sportmediaset”: Hysaj ka ende shumë admirues në Serie A, të paktën tre klube të mëdha kanë shfaqur zyrtarisht interesim për të: Milan, Lazio dhe Roma. Nuk është një sekret që dy klubet e kryeqytetit kërkojnë kartonin e tij, Roma e kërkoi edhe sezonin e shkuar ndërsa tek Lazio qëndron Igli Tare. Risi në këto tratativa është përfshira e Milan, madje Andi Lila pak ditë më parë i ftuar në “Sport News Plus” në News24 u shpreh i bindur se Hyaj do të vesh fanellën e Milan sezonin e ri. Hysaj ka admirues edhe jashtë Italisë por me sa duket dëshira e lojtarit është të qëndroj në Serie A, një kampionat që e njeh shumë mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb