Një palë syze të John Lennon janë shitur në ankand nga shtëpia Sotheby’s për 137.500 stërlinash (rreth 165mije euro).

Shitja, e raportuar sot nga Indipendent, është bërë të premten e shkuar në Londër. Emri i blerësit nuk bëhet i ditur, por shitësi ka qenë ish shoferi i Beatles, Alan Herring, që në një letër bashkangjitur syzeve shpjegon si ka mundur të ketë në posedim syzet.

Lennon, shkruan Herring, i kishte lënë syzet e tij në sediljen e pasme të makinës të Ringo Starr në verën e 1968.
‘Unë mora John me Ringo dhe George me Mercedesin e Ringo dhe i çova djemtë në zyrë’, thuhet në letër.

’Kur John zbriti nga makina dallova që kishte lënë syzet e diellit në sediljen e pasme dhe një xham dhe një bisht i kishin rënë-vazhdon Herring-I kërkova John nëse donte mund t’ja çoja për t’ i rregulluar syzet, ndërsa ai u përgjigj: ‘Mos u shqetëso, janë vetëm për pamjen!…’

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb