Largimi i Aguero në fund të sezonit, kohë në të cilën i skadon kontrata, ka detyruar drejtuesit e Man.City të nisin punën prej kohësh për të gjetur një zëvendësues për argjentinasin. Pep Guardiola është i fiksuar pas idesë për të sjell në Mançester një sulmues kalibri, nuk dëshiron një zëvendësues të radhës, por kërkon një goditje “big” për të blinduar repartin ofensivë një herë e mirë. Në listën e dëshirave gjejmë emra të shumtë, ndërsa së fundmi në Angli mediat flasin edhe për një interesim të “qytetarëve” për Romelu Lukakun.

Lukaku
Lukaku

Këto zëra gjejnë konfirmim edhe në Itali ku sipas “FcInterNews”, Guardiola i ka sugjeruar drejtuesve të klubit emrin e sulmuesit belg. Vështirë të mendosh që Lukaku të largohet nga Inter , skuadër ku po kalon periudhën më të mirë në karrierë. Për momentin preferenca e parë e teknikut spanjoll mbetet Erling Haaland, sulmuesi i B.Dortmund. Biondi plotëson të gjithë karakteristikat që kërkon Guardiola, në të njëjtën kohë është dhe një opsion i mundshëm në aspektin ekonomik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb