Sulmuesi të Mançester Junajtidit, Romelu Lukakut nuk i ka pëlqyer aspak vendimi i shokut të ekipit, francezit Pol Pogba, që të godiste penalltinë, duke i hequr belgut mundësinë për të realizuar një tregolësh.

Mançester Junajtid priste Saumthemptonin dhe mesfushori i Kombëtares franceze këmbënguli që ta godiste ai penalltinë e cila mund ta çonte rezultatin në 4-2 për “djajtë e kuq”.

Pogba e gaboi atë 11-metërsh dhe kjo tërboi pa masë Lukakun, që kërkoi llogari me tone të ashpra ndaj mesfushorit, ndërsa u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për t’i ndarë ata.

Ngjarja u komentua dhe nga trajner Solskjaer, që ndër të tjera tha: “Patën një debat me tone shumë të ndezura sepse Lukaku nuk ishte aspak i kënaqur me atë që bëri Pogba”. Tashmë mbetet për t’u parë sesi do të sillen lojtarët në fushë në ndeshjet e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb