TIRANE

Duket se ndarja e Robertit me modelen Xhesika Kadiu nuk ka qenë dhe shumë e lehtë. Nga ajo çfarë kemi mundur të kuptojmë, dyshja duket se është ndarë në një mënyrë jo shumë të mirë.

Më shumë na i ka përforcuar bindjen, modelja, e cila në rrjetet sociale nuk i ka kursyer ofendimet ndaj ish-të dashurit të saj.

Në një rubrikë të krijuar për pyetje-përgjigje në Instagram, një nga ndjekësit nuk i ka kursyer modeles, as pyetjen: “Çfarë mendon tani që Roberti ka femër tjetër?” “Kujt i plasi? Ai mashkull është thjesht një përfitues tradhëtar. Asgjë më shumë”. Kujtojmë, se Xhesika pas ndarjes deklaroi se kishte fakte që mund t’i shkatërronin jetën Robertit, por që ka vendosur të mos merret me këtë histori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: