Në këtë rrugëtim të vështirë të PD vitet e fundit ajo që më çudit më së shumti është egërsia dhe vulgariteti që shoh tek disa analistë, ideologjikisht të majtë që e kanë projektuar çlirimin nga regjimi i Ramës tek foltorja.

Hey çuna… edhe doktori është më koherent se ju në qëndrime. Jam e sigurt që ai vazhdon të mendojë njësoj për ju, përfshirë dhe akuzat personale që nuk jua ka kursyer. Si dishepuj të rinj të foltores mirë është ta ulni pak dozën e zellit se veç mungesës së koherencës kam hall se do dukeni të përdorur. Me gjithë inflacionin e madh që ka pësuar kjo fjalë së fundmi.

Ndërsa mendoni se Ramën mund ta rrëzojë opozita kam një lajm për ju: Rama është shumë i fuqishëm ekonomikisht. Përdoreni mllefin ndonjëherë dhe ndaj atyre që Rama u fal pasuri publike e me tej u mbledh taksën. Për oligarkët e kam fjalën. Për ata që mbajnë median dhe interesat e saj gjallë.

Nuk ua kanë demokratët fajin se Rama ju ka uzurpuar PS. Luftoni dhe merrjani. Bashkë me të dhe pushtetin. Me revolucion apo jo, si të zgjidhni ju! E keni modelin e Ramës në 91, e përzuri doktori nga PD dhe ju mori PS-në. Tani PD-në se di a ja merrni demokratëve dot me revolucionin sistematik. Demokratët boll halle kanë mbi kokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: