Media ne Serbi po trajton nje rast te mundshem skandali ku akuzohet edhe kryeministri Vucic, nderkohe qe qeveria thote qe gjithcka ka te beje me nje fushate per te rrezuar kryeministrin.

Gjithcka nisi kur nje agjenci, ‘Teleprompter’, publikoi nje bisede telefonike te pergjuar mes Bojan Pajtic, kryeminister i krahines autonome te Vojvodines, anetar i partise demokratike ne opozite dhe Lidija Udovicki, bashkeshorti amerikan i se ciles zoteron kompanine ‘Continental Ëind Partners’.

Ne bisede, zonja Udovicki i thote Pajtic se kreu i kompanise publike serbe te energjise EMS, Nikola Petrovic, i njohur si shume i afert me Vucic, i ka kerkuar 2 milione euro cash per te aprovuar nje projekt per nje park eolik.

“E beson dot qe ai idiot me kerkoi 2 milione euro cash qe te lejoje te lidhe ne sistemin EMS parkun eolik?” i thote Udovicki Pajtic-it.

Nga ana tjeter ministri i Brendshem Nebojsha Stefanovic tha se as policia as institucione te tjera nuk e kane pergjuar liderin e Vojvodines Pajtic. Sipas ministrit te brendshem gjithcka eshte e sajuar. Ai shtoi se pronari I agjencise Teleprompter qe publikoi biseden eshte mik i Pajtic.

Kryeministri i krahines se Vojvodines tha se biseda eshte autentike dhe se ka ndodhur me shume se nje vit me pare. Pajtic tha se ne cdo vend te botes pergjimi i tij do te konsiderohej skandal i madh, pavaresisht permbajtjes se bisedes.

Sic deklaroi ai, fakti qe nje person si ai qe mban nje detyre te rendesishme pergjohet, duhet te behet shkak per rrezimin e qeverise. “Ne nje vend normal, ky do te konsiderohej nje ceshtje e tipit Ëatergate, por kjo nuk do te ndodhe ne Serbi. Per kete arsye, une i shtroj dy pyetje Aleksander Vucicit, e para, kush po me pergjon dhe me urdherat e kujt” deklaroi Pajtic gjate nje konference per shtyp.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: