Ka përfunduar pjesa e parë mes Belgjikës dhe Portugalisë, një sfidë plot emocione. Një ndeshje e ekuilibruar, me shumë raste dhe iniciativa, por fati u ka buzëqeshur “Djajve të Kuq” me një supergol.

Ishte Diogo Jota që provoi në fillim, ndërsa në krahun tjetër Eden Hazard nuk shënoi dot. Momenti më i mirë ishte në minutën e 25-të, kur Ronaldo provoi nga një gjuajtje dënimi, që u ndal nga Courtois.

Minutat e fundit të pjesës së parë janë më mirë për Belgjikën. Dhe pas një aksioni të rrjedhshëm, është Thorgan Hazard që realizon një supergol nga 25 metra. Një top i pakapshëm për Rui Patricio. Mbyllet 1-0 pjesa e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb