PARIS, FRANCE

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në një xhami në Paris, ku një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri ndaj objektit të kultit dhe për pasojë 1 person ka mbetur i plagosur.

Agresori i dyshuar ishte veshur me helmetë dhe ishte i pajisur me armë zjarri, shkruajnë mediat franceze. Mediat lokale të Francës thonë se ai më pas është arratisur me anë të një skuteri.

Në xhami në kohën që është qëlluar me armë kishte 15 vetë, ndërsa vetëm njëri nga ata mori plagë të rënda për jetën. Nuk ka të dhëna të mëtejshme rreth ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb