Pas një telefonate që ka mbërritur në sallën operative të policisë së Tiranës, dyshohet se një person është rrëmyer.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se personi që ka sinjalizuar policinë në telefon ka denoncuar faktin se ngjarja ka ndodhur në Don Bosko ne kryeqytet.

Deri më tani nuk dihen detaje për ngjarjen në fjalë, si dhe fakti nëse kemi të bëjmë me telefonatë të rreme apo jo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb