Tre rekrutë rusë kanë vdekur në një qendër trajnimi të ushtrisë në Poroshino, në rajonin e Yekaterinburgut, sipas raportimeve.

Novaya Gazeta citoi raporte nga gazeta lokale EAN, duke cituar deputetin e Dumës së Shtetit Rus, Maxim Ivanov, të ketë thënë: “Po, unë konfirmoj se tre persona kanë vdekur.

“Njëri nga të mobilizuarit ka vdekur nga një atak në zemër, një tjetër ka kryer vetëvrasje.
“I treti u lirua dhe u dërgua në shtëpi, ku vdiq nga cirroza e mëlçisë”, tha ai.

Gazeta ASTRA raportoi më herët për vetëvrasjen e një 46-vjeçari nga rajoni Kurgan.
Trupi i tij u gjet më 1 tetor në mensën e qendrës së stërvitjes së ushtrisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb