Shumë pak e imagjinonin që në këtë pikë, ku lojtarët po vijojnë t’i largohet çdo ditë, Flamurtari mund të rigjente forcat e të reagonte, për më tepër në një transfertë shumë delikte, si kjo kundër Teutës ku arriti të merrte një pikë pas barazimit 1-1.

Në përfundim të ndeshjes në deklaratën e tij për SuperSport, Ilir Daja përgëzoi lojtarët për grintën e shfaqur dhe i kërkojë drejtuesve të klubet të ulen për ti gjetur një zgjidhje se si mund të motivojnë këtë grup:

“Nganjëherë situata e vështira bëhen pjesë e motivimit më të madh te ekipi. Gjatë kësaj periudhe kemi punuar me Bushiç në sulm. Sot u munduam që të gjenim një zgjidhje me një seancë që kishim në dispozicion. Më pëlqen grinta që treguan futbollistët. Pika nuk është qëllim i madh i joni. Kjo lojë i takon të gjithë futbollistëve të mi”.

Sa i kënaqur ke ngelur me lojtarët?Jo vetën që kanë sakrifikuar në maksimum. Mund ta kishim evituar golin e barazimit. Kemi pasur shanse të tjera. Kale nuk është në gjendje të mirë, bashkë me Allën dhe Veliun. Kanë sakrifikuar dhe nuk kanë pasur kondicionin më të mirë. U bashkuam të gjithë, motivi i këtyre çunave duhet përgëzuar.

Situata te Flamurtari, ka pasur zëra që dhe ju mund të largoheni…

Mbeten edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos. Merkatoja e janarit nuk ofron ndonjë gjetje pozitive. Përveç atyre na dëmtuan edhe largimet e lojtarëve. Duhet të ulemi urgjentisht të bisedojmë me drejtuesit se çfarë do bëjmë për ti dhënë një suport lojtarëve. Javën e kaluar kemi 3 mungesa.

Na mungon komplet linja e sulmit. Do bisedojmë me drejtuesit që nëse është e mundur të kemi ndonjë prurje. Të kemi mundësi të bëjmë ndërrime natyrale dhe jo të sajohemi me ndërrime jo natyrale. Unë nuk e kam shprehur ndonjëherë që do largohem nga Flamurtari. Në momentin që unë marr vendime, i marr me qetësi. Kemi sakrifikuar, shpresoj të sakrifikojmë të gjithë bashkë.

Sa të lehtë e keni ta stërvitni skuadrën. Nëse nuk do të kishte problem do ti garantonit diçka më shumë tifozëve?

Nuk e kam vështirë t’i motivoj lojtarët, e gjej motivin brenda tyre. Edhe në këto kushte, jemi 2-3 pikë larg zonës që pretendojmë. Nëse ndërhyhet në merkato, do të pretendojmë, nëse jo, objektivat bëhen të vështirë.

Çfarë mund t’i kërkojë një trajner Bathës në vijën e parë të sulmit?

Kur ke 1 javë në dispozicion edhe mund t’i kërkosh diçka lojtarit. Në manovër mund të gjesh një zgjidhje dhe ta përdorësh si 9 fallso. Duhet kohë në dispozicion, ndërsa sot Batha e bëri, sepse është një lojtar që sakrifikon për skuadrën. Sot bëmë një lojë të mirë. Nganjëherë gjerat spontane, nuk japin siguri për vazhdimësinë. Nuk mund të vazhdojmë me Bathën qendërsulmues.

Nuk i lejuat probleme jashtë fushe të futeshin tek lojtarët…

Meritat nuk kam pse i marr vetë, sepse strategjitë i bëjmë të gjithë bashkë. Më pëlqen grinta e çunave, pasi në vështirësi tregohet edhe fituesi. I falënderoj të gjithë çunat për atë që treguan, duke hequr dorë nga teknika dhe taktika.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb