Shtëpia e ankandeve Christie’s, njoftoi se një pikturë e artistit belg Rene Magritte u shit për 19,6 milion dollar.
Një ofertues anonim bleu pikturën e artistit surrealist të vitit 1957 “Le seize septembre” me një çmim shumë më të lartë se vlerësimi i bërë në hapje të ankandit.
Sipas Christie’s, piktura e errët që shfaq një pjesë të një gjysmëhëne ishte artikulli më i rëndësishëm i ankandit. Ndër të tjera në ankand u shitën edhe një skulpturë bronzi nga Umberto Boccioni, me një cmim 16.2 milion dollarë dhe një pikturë e Pablo Picasso për 13.3 milion dollarë.