Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia, Cristiano Ronaldo po mendon seriozisht rikthimin në Itali! Sipas asaj që raporton “The Sun”, ylli portugez do ta dëshironte një kalim sërish në Serie A me Napolin, që është ende i interesuar për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Edhe pse u fol se Chelsea do ta joshte luzitanin për një kalim të mundshëm në muajin janar, ende nuk ka asnjë ofertë konkrete për sulmuesin 37-vjeçar, të cilit me Manchester United i skadon kontrata më 30 qershor 2023.

Aktualisht, me fanellën e “Djajve të Kuq” në Premier League, Cristiano Ronaldo është aktivizuar në 8 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol. Vlen të theksohet se në Itali, Ronaldo u aktivizua me Juventus gjatë sezoneve 2018 deri në 2021, ku arriti të fitonte 2 tituj kampionë, 1 Kupë të Italisë dhe 2 Superkupa të Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb