Sot PD dha propozimet e saj lidhur me krimet zgjedhore, rolin e Policisë dhe të SPAK-ut por Hajdari thotë se një pjesë e tyre janë të një natyre politike.

Sa i përket sistemit zgjedhor, Hajdari shprehet se eksperti i opozitës parlamentare do të punojë vetëm për ndryshimin e tij.
Po ashtu Rudina Hajdari shton se këto propozime duhet të kishin ardhur më parë dhe para takimeve të zhvilluara për t’u njohur më parë me to por thotë se edhe pse propozimet mund të jenë politike do të gjendet një konsensus në përputhje me rekomandimet e OSBE.

Sa i përket sistemit zgjedhor, Hajdari shprehet se eksperti i opozitës parlamentare do të punojë vetëm për ndryshimin e tij.

 

”Mbledhja ishte në përgjithësi që ramë dakort për të treguar ccdo bëhet në javët në vijim. U bashkuanekspertët e huaj dhe vendas, për të gjitha fushat. Eksperti ynë do të merret me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Erdhën propozime nga opozita jashtëparlamentare dhe vijnë të një natyre politike.

Të kemi një lloj konsensusi, zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ ODIHR të jetë në përputhje dhe të jenë të aplikueshme, afatgjata dhe jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme. Nuk u ra dakort për asgjë sot, por pati një vullnet i mirë por kërkohet jashtëzakonisht shumë punë. Ka dhe lloje propozimesh të ndryshme dhe t’i kishim më parë se këtyre takimeve, pasi kur vijmë këtu njihemi me ato dhe na duhet kohë që t’i lexojmë. Duhet të punojmë në mënyrë shumë intensive për të arritur afatet.”- tha Rudina Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb