Një politikani peruan iu desh të bënte një thirrje të pazakontë në median sociale.

Ai u kërkoi njerëzve çelësat e makinës së tij, që gabimisht i kishte dorëzuar ndërsa shpërndante mbajtëse çelësash me logon e tij në një fushatë zgjedhore, sipas notiziedelmendo.it.

Jovino Huerta, një kandidat për në kongres, u kërkoi vazhdimisht mbështetësve të tij përmes videos në Facebook për ta ndihmuar atë të gjente çelësat e makinës së tij, duke shtuar se ishin një pjesë jetike e përpjekjes së tij për të fituar një vend në Kongres sepse pa mjetin e tij nuk mund të kishte bërë një fushatë të duhur.

Videot morën shumë reagime nga peruanët, me disa që qeshnin me gabimin e politikanit, ndërsa të tjerët shpresonin se ata që kishin çelësat do t’ia kthenin ato.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb