BERLIN- Një portret i papërfunduar, që besohet të jetë i mbretëreshës së skocezëve Mary Stuart, është zbuluar brenda një pikture të shekullit XVI, njoftoi të premten Galeria Kombëtare e Skocisë (NGS) .

“Fotografia me rreze X e portretit të sër John Maitland, lordit të parë të Thirlestane, zbulonte imazhin shpirtëror të një gruaje që shfaqte ngjashmëri me pamjet pothuajse, bashkëkohore të mbretëreshës”, tha NGS.

Mary Stuart 2

Puna i atribuohet artistit holandez, Adrian Vanson, i cili vdiq midis viteve 1604-1610.
Vepra e Vanson është pjesë e procesit të analizës sipas një projekti të përbashkët midis NGS-së dhe Institutit të Artit “Courtauld”, zbulim , i cili u krye nga Caroline Rae.

“Ky zbulim është i rëndësishëm sepse, relativisht, ekzistojnë shumë pak portrete autentike të saj gjatë kohës që ajo ishte në Skoci”, tha NGS.

Mary Stuart ok

Mary Stuart, apo e quajtur ndryshe Mary, Mbretëresha e skocezëve, njihet si një nga figurat më të diskutuara.

E lindur në vitin 1542 në Linlithgow, pranë Edinburgut, përpara bashkimit të monarkisë skoceze me atë angleze , ajo u ngjit në fronin skocez kur ishte vetëm gjashtëditëshe.

Ajo u rrit në Francë por u kthye në Skoci në vitin 1560 pasi mbeti e ve.

Mbretëresha e skocezëve, Mary u rimartua, por më vonë ajo u akuzua për vrasjen e burrit të saj duke hequr dorë nga froni në 1567, pas së cilës ajo u burgos nga Mbretëresha Elizabeth I e Anglisë në 1568.

“Mary u ekzekutua në vitin 1587, dy vjet përpara datave të gdhendura në portretin e sër John Maitland. Ekzekutimi i Mary mund të jetë një nga arsyet pse mbi portretin e saj ishte mbivendosur një pikturë tjetër ose braktisur nga artisti”, tha NGS.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb