Një mesazh i rremë në Twitter se ish-kancelari austriak Franc Vranicki kishte vdekur, çoi në një minutë heshtje në një komision parlamentar të martën. ”Një deputet socialdemokrat (SPO), i cili nuk përdor aktivisht Twitter, u informua për mesazhin përmes Whatsapp nga një i njohur”, tha një zëdhënës i partisë SPO.

Grupi parlamentar i SPO më pas bëri thirrje për një moment zie për ish-liderin e partisë së tyre në Komisionin e Çështjeve Sociale, i cili sapo është mbledhur. ”Megjithatë, pak çaste më vonë, ai e kuptoi gabimin dhe e korrigjoi në takim duke thënë se Vranicki ishte ende gjallë”, tha zëdhënësja.

85-vjeçari Vranicki ishte kancelar federal nga viti 1986 deri në 1997. Lajmi i rremë u postua nga një llogari në Twitter që pretendonte se i përkiste ministrit konservator të Bujqësisë, Norbert Totschnig.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb