Të tjera detaje dalin në dritë nga gjendja shëndetësore e Nuredin Dumanit, person i shumëkërkuar nga policia për disa ngjarje kriminale. Ai u arrestua gjatë natës në një aksion blic në Fier, ku edhe u gjet i plagosur.

BalkanWeb mëson se Dumanit një plumb i kishte mbetur në shtyllën kurrizore, i cili sipas bluzave të bardha të Fierit ishte e vështirë që të hiqej aty. Po ashtu mësohet se Dumani ka pasur edhe një tjetër goditje, por që e ka kapur shkaras duke i gërvishtur vetëm pjesën e lëkurës.

BalkanWeb mëson se Dumani ka qenë shumë i qetë dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, madje nuk është ankuar as nga dhimbjet që mund t’i shkaktonte plaga. Kanë qenë pikërisht mjekët ata që vendosën që i plagosuri kishte nevojë për ndërhyrje neurokirurgjikale të specializuar në Tiranë. Ai u transportua me një ambulancë, ndërsa pas saj udhëtonin dy furgona të RENEA-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb