TIRANË

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka komentuar sërish programin e Partisë Demokratike duke e cilësuar ‘futja kot’. Ahmetaj merr një nga një, ato që kryetari i PD-së i quajti angazhime të qeverisjes së ardhshme të PD dhe thotë se me taksën e sheshtë 9% -një qytetari, praktikisht shteti i merr nga xhepi një pagë mujore në vit dhe se Mi kursejnë 10 mijë kompanive të mëdha rreth 14.5 miliardë lekë.

Sipas tij, ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18% është skema “t’i lemë shqiptarët pa pensione”.

POSTIMI I PLOTË
Taksë e sheshtë varfëruese apo taksim i drejtë progresiv?
Dyfishim i të ardhurave për frymë…pa afat. Si projekti i tramit…. në kalenda…
Ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore – gënjeshtër? padituri?..apo një skemë për t’i lënë shqiptarët pa pension.
Pra, një program “futja kot, se dhe po na besuan, fajin e kanë vetë”
Ja çfarë na thanë në pseudo-programin e tyre:
1. Do vendosin taksë të sheshtë 9% mbi të ardhurat nga paga – pra, rritje takse për të gjitha pagat deri në 100 mijë lekë/muaj; taksë varfëruese për 94.5% të të punësuarve; ulje taksash për vetëm 5.5% të tyre!
Një qytetar me pagë 35 mijë lekë/muaj, paguan tatim:
· 1% – me taksën e drejte progresive
· 9% – me taksën e sheshtë. I rritet tatimi mbi të ardhurat me 31 mijë lekë më shumë në vit; praktikisht shteti i merr nga xhepi një pagë mujore në vit.
Një qytetar me pagë deri 35-40 mijë lekë/muaj, paguan tatim:
· 2.6% – me taksën progresive
· 9% – me taksën e sheshtë. I rritet tatimi 280 USD më shumë në vit.
Po kë lehtëson taksa e sheshtë 9%?
Një qytetar me pagë të lartë 200-300 mijë lekë në muaj, paguan:
· 13.6% tatim – me taksën progresive
· 9% tatim – me taksën e sheshtë. I ulet tatimi me 1850 USD/vit.

E dini sa i kursen taksa e sheshtë 9% një bankieri, drejtuesi koorporate, apo punonjësi me pagë 300-400 mijë lekë/muaj? 11.600 USD në vit. Me taksën varfëruese të sheshtë 9%, maja e piramidës së pagave, përfiton në total ulje taksash 150 milionë lekë/muaj.

2. Do të ulin tatimin mbi të ardhurat e kompanive nga 15% ne 9% – pra, 10 mijë biznese të mëdha të përfitojnë në kurriz të 100 mijë bizneseve të vegjël!
Me taksën e sheshtë 9%, i kursejnë 10 mijë kompanive të mëdha rreth 14.5 miliardë lekë.

Me taksën e drejtë progresive, në 8 vitet e fundit, taksat e biznesit të madh janë rritur 460% krahasuar me 2013.
3. Vendosin tatimi 0,5% të xhiros për bizneset e vogla – 20 milionë dollarë në kurriz të biznesit të vogël, 100 mijë biznese që sot paguajnë 0 TAKSA!

4. Ulja e taksës se qarkullimit me 20 lekë nga çmimi i karburanteve dhe 4 lekë TVSH, 24 lekë/litër – nëse llogarisim që konsumi vjetor i karburanteve është rreth 480 mijë ton, efekti në buxhet i kësaj mase do të ishte -14,4 miliardë lekë, ose një rënie me 5% e të ardhurave vjetore nga Tatimet dhe Doganat.

5. Ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18% – Të ardhurat vjetore nga kontributet e sigurimeve shoqërore do të uleshin në 64 miliardë lekë, ose 23 miliardë lekë më pak nga sa arkëtohen sot. Kjo është skema “t’i lemë shqiptarët pa pensione”!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb