“Një prokuror në Durrës, punon për grupet kriminale dhe iu bën shantazh punonjësve të shtetit.” deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama në seancë plenare, ndërsa ndali fjalimin e tij te reforma në drejtësi, si një nga kushtet për çeljen e negociatave me BE-në.

“Thonë këta, ça është ky Vettingu, pushim nga puna? Jo, është pastrim i sistemit dhe krijimi i një sistemi të pastër, dhe pastaj ai sistemi i pastër do i thërrasë. Dhe do t’ju thotë, këto vilat, këto shtëpitë, këto faturat e bixhozit në Monte-Carlo, me çfarë i bëtë. Po ka të tjerë, një prokuror në Durrës, punon për grupet kriminale dhe iu bën shantazh punonjësve të shtetit. Arrestojeni këtë, po s’e arreston qeveria. Shembulli, është ky. Që se bën qeveria po e bën drejtësia. Arreston drejtësia dhe procesi i ndërtimit të një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë. Ca s’është bërë këtu e para 30 vitesh mos mi kërkoni mua. Se do flisnim ndryshe sot, e do flasim ndryshe pas disa vitesh, se këto që po themi do behen fakt.” U shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: