Sezoni i festave ka hyrë zyrtarisht dhe Chiara Ferragni sapo na dha sugjerimin perfekt për festat e Krishtlindjeve. Influencuesja dhe sipërmarrësja italiane u shfaq sharmante me një veshje me ngjyrë të zezë, por në vend të një fustani të zi të vogël ajo preferoi të vishte një xhaketë.

Veshja, e cila është përdorur gjerësisht prej dekadash, nuk është një propozim i ri. Vitin e kaluar i pamë të mbushnin pasarelat e stilistëve, të cilët ndër të tjera regjistruan veshjen sensuale të viteve ’90 për të shprehur rregullat e kodit sensual të veshjes pa ekspozuar lëkurën, të ndikuar nga periudha e karantinës dhe inercia stilistike. Por sado kohë të kalojë, ato mbeten një propozim i preferuar, ideal për sezonin vezullues të festave.

Chiara zgjodhi një dizajn nga Calzedonia, me ndikime të dukshme nga epoka e disko -ve të viteve ’70 dhe e bashkoi atë me çizme të zeza me taka të larta, një xhaketë bomber me një efekt lëkure dhe një rrip të madh lëkure të lyer prej ari. Make-up-i i saj u zhvendos në tone të buta dhe delikate për t’i dhënë një efekt të freskët dhe me shkëlqim fytyrës së saj. I gjithë theksi ishte tek buzët me një buzëkuq të kuq, që vodhi pamjen. Nëse edhe ju dëshironi të dukeni e lëmuar dhe glam në festat e fundvitit, provoni metodën e buzëkuqit të kuq (funksionon për dekada). Një grim i thjeshtë dhe i shpejtë për sytë, buzëkuqi juaj i preferuar i kuq dhe ju jeni gati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: