Një punonjës të FSDKSH ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Burime për News 24 thonë se përgjigja për punonjësin është mësuar mëngjesin e sotëm ku dhe është pezulluar puna dhe ka nisur deziinfektimi i godinës së FSDKSH.

Të njëjtat burime i thanë News 24 dhe “BalkanWeb” se ka nisur hetimi epidermiologjik brenda stafit të FSDKSH për të zbuluar përhapjen virale.

Janë kryer një numër i madh tamponësh dhe pritet përgjigjia institucionale, e cila në raste analoge nuk është bërë asnjëherë e ditur nga MSH.

Po sot burime të besuara brenda QSUT informojnë se janë diagnostikuar me Sars Cov 2 tre punonjës në recepsionin e Urgjencës Qëndrore të Spitalit “Nënë Tereza”. Edhe për këtë rast Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të heshtë duke u mjaftuar me informacionin e cunguar ditor ku publikohen vetëm numrat e të infektuarve në
institucionet e shëndetësisë po jo profesioni dhe institucioni ku shërbejnë dhe as numri i pacientëve të infektuar që kanë si burim përhapjen e shpejtë të virusit tek bluzat e bardha.

Ndërkohë nga Ministria e Shëndetsisë dhe task-forca e posacme anti Covid nuk ka një reagim apo shpjegim sesi është e mundur të infektohen në më pak se 10 ditë mbi 30 punonjës shëndetsor në QSUT.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb