Një tjetër rast pozitiv me Covid-19 është zbuluar në Premier League, pas testeve të fundit me tamponë për të gjitha skuadrat e kampionatit elitar të futbollit anglez. Ai është pjesë e Tottenham, siç konfirmohet vetë nga klubi londinez, që gjithsesi nuk zbulon identitetin e tij. Po ashtu, nuk bëhet e ditur se personi infektuar është futbollist apo pjestar i stafit, por vetëm që ai është pa simptoma dhe i izoluar në shtëpinë e tij.

Tottenham280520as
Tottenham280520as

Premier League ka mbyllur xhiron e pestë të testeve me tamponë. Nga 5709 tamponë, duke regjistruar vetëm 13 raste pozitivë. Një përqindje shumë e ulët, madje përtej çdo parashikimi, duke bërë që kampionati anglez të rinisë me siguri të plotë sipas planit më 17 qershor. Deri atëherë, të gjithë futbollistët dhe stafet teknike të skuadrave, do t’i nënshtrohen edhe testeve të tjerë me tamponë, pasi sipas protokollit të miratuar nga qeveria, duke të zhvillohen dy të tillë çdo javë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb